Ekuipazhi i anijes kozmike Artemis II ka udhëtuar distancën më të largët në hapësirë nga Toka, duke thyer rekordin e vendosur nga misioni Apollo 13.
Kontrolli i Misionit u tha astronautëve: “Ekuipazhi i Integritetit: Më 15 prill 1970, gjatë misionit Apollo 13, tre eksplorues vendosën rekordin për distancën më të largët që njerëzit kanë udhëtuar ndonjëherë nga planeti ynë”.
“Në atë kohë, më shumë se 55 vjet më parë, Lovell, Swigert dhe Haise fluturuan 400,171 km larg Tokës”, shtoi ai.
“Sot, për të gjithë njerëzimin, ju po e tejkaloni atë kufi”, vazhdon Kontrolli.
Ndryshe, ekuipazhi i Artemis II mori një mesazh të veçantë sot nga Jim Lovell, një nga vetëm tre personat që kanë udhëtuar dy herë në Hënë.
Një video në llogarinë në X të NASA-s përmban një mesazh të pararegjistruar nga piloti i Apollo 8, i cili ishte gjithashtu një nga anëtarët e ekuipazhit të Apollo 13. /Telegrafi/
Daku rikthehet nga lëndimi, luan në fitoren e Rubin Kazanit
Haradinaj refuzon takimin me Abdixhikun
Skandali me njehsorët elektrik, Azemi nesër dorëzon në Polic...
Napoli fiton derbin me Milanin dhe ngritët në pozitën e dytë
The Guardian: Nga Kosova në hero të Mallorcas – lotët e Muri...
Hetemi: Dokumentimi i krimeve të luftës kërkon verifikim e q...