Ushtria Filipine në një operacion kundër terroristëve vranë 56 militantë islamikë, duke përfshirë një të huaj, dhe 21 persona të plagosur.
Muajin e kaluar ushtria nisi një operacion kundër luftëtarëve Bangsamoro për lirinë e islamit në rajonin e ligatinave bujqësore në ishullin Mindanao ku kryengritësit myslimanë luftojnë për pavarësi me dekada të tëra.
Operacioni i fundit ndodhi pas operacionit të madh anti-terrorist në janar kur filipinasit vranë ekstremistin e Malajzisë Zulkfli bin Hira, një nga njerëzit më të kërkuar në Azi, ku mbetën të vrarë edhe 44 komando Filipine.
Disa ligjvënës Filipin e kanë vënë në pikëpyetje pjesëmarrjen e ushtrisë amerikane i cili besohet se, kohë më parë, ka luajtur një rol kyç në operacionin e ishullit Mindanao , zonë me shumicë popullsie muslimane. Nga burime të panjohura thuhet se janë parë drone të SHBA-ve duke fluturuar mbi zonë në kohën e operacionit.
Presidenti i Senatit në Filipine Franklin Drilon, një anëtar i fuqishëm i Partisë Liberale në pushtet dhe një prej të pesë senatorëve të cilët ngritën çështjen e pjesëmarrjes së amerikanëve në operacion, pyeti nëse FBI e dinin për këtë operacion paraprakisht.
Drilon shtoi se komandanti i policisë Getulio Napenas ka humbur punën e tij për shkak të kësaj çështje.
Amerikanët nuk janë të lejuar të marrin pjesë në operacionet luftarake në Filipine./arbresh.info/
BBC: Messi nuk do të rikthehet në Barcelonë
Bugajski për tensionet në veri: Kemi pritur qasje më të menç...
Komandanti i KFOR-it: Po të mos ndërhynim në veri, tani do t...
Tottenham refuzon ta shes Kane te United
Humb jetën turisti gjerman në Shqipëri
Vuçiq: Serbia i zbatoi të gjitha obligimet ndërkombëtare, Ko...