Italia ka raportuar sot 55 raste të reja të vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 33.530, përderisa opozita e krahut të djathtë organizoi protesta në të gjithë vendin duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Tendenca e ngadalësimit të numrit të vdekjeve të regjistruara në maj konfirmon që kulmi i krizës është lënë pas.
Numri i rasteve sot shënoi rënie prej 1.474, duke arritur në 39.893.
Ndërkohë, vazhdoi të rritet numri i të shëruarve, duke arritur në mbi 160 mijë, ndërsa më shumë pacientë u lëshuan nga kujdesi intensiv, duke lehtësuar presionin ndaj sistemit shëndetësor në Itali.
Rajoni verior i Lombardisë mbetet epiqendra e përhapjes së sëmundjes, ku numri i viktimave është 16.143.
Mijëra protestues të krahut të djathtë dolën në rrugët e disa qyteteve italiane, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë, të cilën e akuzojnë si të papërshtatshme për të trajtuar emergjencën COVID-19.
Kjo ishte hera e parë që një protestë politike u zhvillua më 2 qershor, ditën kur italianët festojnë ditën e themelimit të Republikës Italiane në vitin 1946.
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...
Edi Rama: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë – na...
Napoli i Rrahmanit në finalen e Superkupës së Italisë, mund ...
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...