Së paku 50 persona kanë vdekur dhe 300 janë shtruar në spital në Indi, pasi një tren me pasagjerë doli nga shinat dhe u përplas me një tren mallrash në qarkun Balasore të Odishas, raporton Reuters.
Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar dhe “e gjithë ndihma e mundshme” po ofrohet për të prekurit, tha kryeministri indian Narendra Modi.
Treni Coromandel Express, i cili udhëton nga Kolkata në Chennai, pas përplasjes doli nga shinat dhe ra në shinat e kundërta, thuhet në raporte. Shumë njerëz janë ende të bllokuar.
“Po punojnë gati 50 autoambulanca, por duket se ka shumë të lënduar. Një numër i madh autobusësh janë duke u mobilizuar për të transferuar të plagosurit në spital”, shkroi në Twitter, sekretari kryesor i Odishas, Pradeep Jena./rel
Merz: Gjermania do luajë rolin e saj ushtarak për të sigurua...
Përfundon numërimi i votave me postë në KQZ, Vetëvendosje kr...
Përmbytjet në Kosovë në sy të mediave botërore
Të enjten mot i ftohtë me reshje bore, në mbrëmje acar deri ...
Sekuestrohet nafta e Venezuelës/ SHBA ndalon dy cisterna në ...
Vuçiq i akuzon Kosovën, Shqipërinë dhe Kroacinë për aleancë ...