Gjatë vitit 2016 në Zvicër kanë hyrë ilegalisht afër 50 mijë migrantë. Siç shkruan në një raport të tij Shërbimi i Ruajtjes së Kufirit, pjesa më e madhe e tyre kanë ardhur nga vendet afrikane si: Eritrea, Gambia, Guinea, Nigeria, Etiopia dhe Somalia.
Më së shumti ky fluks është shprehur në kufirin jugor të Zvicrës, në Kantonin e Tiçinos, ku shumë nga migrantët kanë hyrë në Zvicër duke shfrytëzuar linjën hekurudhore nga Italia, shkruan srf.ch.
Nga ky numër, rreth 27 mijë refugjatë Zvicra i ka kthyer mbrapsht që në kufi, thuhet më tutje në raportin vjetor të Rojeve kufitare, transmeton albinfo.ch. Një kthim i tillë ndodh kur një migrant nuk kërkon fare azil në Zvicër por dëshiron të udhëtojë më tutje për në Gjermani ose në shtetet skandinave.
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...