5 vrasësit serik më të tmerrshëm të Lindjes së Mesme

21:34 | 30 Shtator 2015
Gita

Ndoshta ju mendoni se shkaku i rregullave të rrepta që i kanë shtetet e Lindjes së Mesme, vrasjet janë të rralla.
Ose ndoshta ju i mendoni si shtete në luftë me njëri-tjetrin ku masakrat janë një ndodhi e zakonshme.
Në të vërtetë, në shtetet e Lindjes së Mesme gjinden një numër i madh i vrasësve serik, si në çdo vend tjetër por ju thjeshtë nuk keni dëgjuar kurrë për ta.
Kjo është lista e vrasësve serik që lajmi.net e transmeton për ju:
1) Ali Reza Kordiyeh

111

Ali Reza, ndryshe i njohur me nofkën Vampiri i Tehranit, ishte dënuar me vdekje në vitin 1997 për shkak se kishte vrarë 9 vajza dhe gra brenda 4 muajve.

Ai kishte punuar si taksist për ti rrëmbyer gratë më lehtë, dhe trupat e tyre i kishte djegur për ta vështirësuar punën e identifikimit të trupave të tyre.

Ai njëherë kishte përdhunuar dhe vrarë një grua bashkë me vajzën e saj 9 vjeçare ndërsa një viktimë tjetër e kishte therë më shumë se 30 herë.

Kordiyeh ishte dënuar me vdekje 10 herë dhe gjithashtu ishte dënuar me 214 rrahje me kamxhik.

Ai ishte ekzekutuar publikisht afër vendit ku ai zakonisht i kishte vrarë viktimat, si dhe në ekzekutimin e tij morrën pjesë rreth 10,000 – 20,000 persona.

2) Saeed Hanaei

Vrasjet e Saeedit ishin të njohura si Vrasjet e Merimangës për shkak se ai i mbështillte trupat si një merimangë.

Të gjitha viktimat e tij ishin prostituta të cilat ky i kishte marrë në rrugët e Mashadit, Iran.

Ai i kishte marrë ato në shtëpinë e tij, ku i kishte mbytur ato dhe pastaj i kishte mbuluar e më pas edhe i kishte braktisur trupat e tyre në rrugë.

Në momentin që trupat ishin gjetur, Saeedi do të ishte kthyer në skenën e krimit dhe do ju kishte ndihmuar policisë ta dërgonin kufomën në ambulancë.

Policia kishte gjetur 19 kufoma, ndërsa Saeedi vetë e kishte pranuar se vetëm 16 prej tyre i kishte vrarë ai personalisht.

Ai kishte thënë se kishte vrarë prostituta për arsye se një vozitës një herë kishte menduar se gruaja e Saeedit ishte e tillë.

Vrasjet e tij kishin bërë që Saeedi të bëhej me fansa pasi që ata mendonin se ky e luftonte padrejtësinë dhe kurvërinë.

Djali i tij 14 vjeçar e kishte mbrojtur atë në gjykatë duke thënë se babai i tij ishte duke mbrojtur Shtetin Islamik dhe se nëse babai i tij do të vdiste, plotë të tjerë do ta zëvendësonin atë.

Djaloshi kishte thënë se më shumë se 20 njerëz i kishin sugjeruar që të vazhdoj profesionin e babait të tij, por ky ju ishte përgjigjur “Të presim e pastaj shohim”.

Një fakt të cilin fansat e tij nuk e kishin kuptuar ishte se Saeedi para se ti vriste i përdhunonte.

Saeedi ishte dënuar me vdekje dhe ishte varur me 17 prill të vitit 2002.

3) Ali Kaya

059

Ndryshe i njohur si Vrasësi me Fytyrë Fëmijërore, Kaya kishte vrarë 10 njerëz, kryesisht në Turqi.

Ai vrasjen e tij të parë e kishte kryer në moshën 18 vjeçare, kur e kishte vrarë axhën e vet. Atë kohë ishte dërguar në burg por ishte lëshuar në mars të vitit 2012, duke u deklaruar si sëmurë mendërisht.

Ai pas lirimit të tij kishte vrarë edhe 3 persona dhe kishte lënduar 2 të tjerë pasi që ata kishin dëshmuar kundër tij në gjykatë.

Gjithashtu kishte vrarë edhe një person tjetër në shtëpinë e prindërve të tij ndërsa është ri-arrestuar në nëntor të vitit 2013, por ishte arratisur prapë në janar.

Kaya pastaj ishte gjetur nga policia në shtëpi të një shokut të vet ku me vete kishte armë dhe një listë me 10 emra të personave që do ti vriste.

 4) George e Michael Tanileian

048

Vëllezërit Tanielian kanë vrarë gjithsej 11 njerëz, kryesisht taksistë.

Ata gjatë natës hipnin në ndonjë taksi dhe George do të ulej përpara me shoferin, ndërsa Michael do të ulej prapa.

Posa të arrinin lokacionin, George do ti thoshte taksistit të ndaloj veturën dhe do ta vriste atë, pastaj që të dy vëllezërit do ta plaçkitnin kufomën dhe do ti vinin zjarrin veturës.

George dhe Michael ishin dënuar me vdekje.

 5) Mohammed Bijeh

016

Bijeh kishte dhunuar dhe vrarë 16 djem në periudhën Mars – Shtator të vitit 2004 në Pakdasht, Iran.

Ai i kishte mashtruar djemtë duke ju thënë se do të dilnin për gjah. Posa ti vriste ata, ai do ti varroste viktimat në shkretëtirë.

Bijeh ishte dënuar me 16 dënime me vdekje, nga një për secilin djalosh që kishte vrarë, si dhe 100 rrahje me kamxhik për përdhunim.

Ai ishte ekzekutuar publikisht në Pakdasht, me 16 mars të vitit 2005. Në ekzekutimin e tij kishin marrë pjesë rreth 5,000 persona të cilët kishin brohoritur dhe gjuajtur gurë gjatë kohës kur ai ishte rrahë me kamxhik.

Pastaj një nga vëllezërit e viktimave i kishte shkuar nga mbrapa dhe e kishte therur.

Pas kësaj, Bijeh ishte varur. (Lajmi.net)

 

Shpërndaje në rrjete sociale