Me 480 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i viktimave ka arritur shifrën 42.941, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në 24 orët e fundit janë shënuar 13.421 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 801.894.
Lari shtoi se 5.712 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 576.983.
Duke informuar se deri tani në vend janë kryer 5.626.631 teste, zëdhënësja Lari vuri në dukje se të gjitha 31 rajonet në vend janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm “të kuq” dhe të “rrezikshëm”.
Ali Reza Reisi, zëdhënës i Bordit Kombëtar Kundër Koronavirusit, deklaroi se bizneset jothelbësore do të mbyllen për 15 ditë duke filluar nga 21 nëntori në më shumë se 100 provinca dhe rrethe të cilësuara në kategorinë e rajoneve “me rrezik të lartë”, duke përfshirë kryeqytetin Teheran. Siç është raportuar, për 15 ditë ndalesa e automjeteve në trafik do të vazhdojnë nga ora 21:00 në mbrëmje deri në 04:00 në mëngjes.
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...
BE pjesëmarrëse në takimin e Bordit të Paqes
Rama: Po ua tregoj një sekret, Osmani u kërcënua dy vjet nga...
Gjyqi në Hagë, Rama: Drejtësia po dëmton Kosovën dhe luftën ...
Milani po planifikon një transferim gjatë verës për yllin e...