41 migrantë humbën jetën gjatë fundosjes së një anije javën e kaluar në Mesdheun qendror, sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, duke iu referuar dëshmive të të mbijetuarve që arritën në ishullin italian Lampedusa.
Agjencia e lajmeve ANSA njofton se katër nga të mbijetuarit u thanë shpëtimtarëve, se anija e tyre kishte 45 njerëz, tre prej tyre fëmijë.
Anija u nis të enjten nga qyteti tunizian Sfaks, vatër krize migrantësh, por u përmbys dhe fundos vetëm pak orë më pas, sipas të mbijetuarëve.
Të mbijetuarit – tre burra dhe një grua nga Bregu i Fildishtë dhe Guinea – thanë se u shpëtuan nga një anije mallrash, që pastaj i përcolli tek roja detare italiane.
Roja detare italiane nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
Mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për fundosjet e dy anijeve, për të cilat rojet bregdetare njoftuan të dielën, duke thënë se rreth 30 njerëz ishin zhdukur si pasojë.
Rojet bregdetare, gjithashtu, tha se shpëtuan 57 migrantë dhe nxorrën dy trupa të pajetë, ndërkohë që mediat raportuan që të paktën njëra nga anijet e fundosura ishte nisur të enjten nga qyteti Sfaks.
Autoritetet në Tunizi thanë të hënën se i nxorrën 11 trupa të pajetë nga fundosja e anijës afër qytetit të Sfaxit. 44 të tjerë ende figurojnë të pagjetur.
Rreth 93,700 migrantë hynë në Itali gjatë këtij viti, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme italiane, që përditësoi shifrat të hënën. Në të njejtën periudhë, vitin e kaluar, Italia regjistroi 44,700 migrantë./VOA
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...