Varfëria e fëmijëve është në rritje në vendet e pasura, si rezultat i krizës ekonomike të vitit 2008 dhe viteve të kursimit, deklaron UNICEF.
Pas Greqisë dhe Rumanisë, Spanja është vendi i tretë për varfërinë e fëmijëve, transmeton portali arbresh.info.
Statistikat tregojnë se përqindja e fëmijëve që jetonë nën nivelin e varfërisë në Spanjë është rritur me rreth 9 për qind mes viteve 2008-2014, duke arritur kështu deri në 40 për qind.
Spanja është goditur rëndë nga kriza ekonomike globale me një nga normat më të larta të papunësisë në Europë dhe kjo ka ndikuar në mirëqenien e qytetarëve të saj./Arbresh.info
Në natën e Vitit të Ri s’do të ketë numërim të fletëvotimeve
Konsumi i rrymës në tetor u rrit për 17%, importi për 19% e ...
Moti sot me temperatura të ulëta në Shqipëri
FBI ofron 50 mijë dollarë për informacione për të dyshuarin ...
LVV mban sot tubim në Prishtinë, prezent edhe Kurti
Moti sot i vranët, temperaturat nga -6 deri në 8 gradë