Një nga shtëpitë më të mëdha të strehimit të të moshuarve në Kaliforni u bë skenë e një masakre.
Katër persona, përfshirë dhe sulmuesin, vdiqën gjatë një situate pengmarrjeje në Yountville, kur një burrë hyri në shtëpinë e të moshuarve me pushkë në dorë, shkruan Top Channel.
Një zëdhënës i policisë tha se tre gra u gjetën të pajeta brenda godinës, së bashku me agresorin. Tre femrat mësohet se ishin stafi i qendrës.
Ngjarja ndodhi në orën 02:00 me orën shqiptare.
Identiteti i agresorit ende nuk është bërë i ditur nga policia dhe nuk dihet nëse ai kishte apo jo lidhje me viktimat./Top Channel/
“Koha po mbaron”, Trump kërcënon Iranin
Përfshihet nga zjarri një lokal në Rrugën B, zjarrfikësit në...
27 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
Plenkoviç: Kroacia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes
Sot i jepet lamtumira e fundit vogëlushit që vdiq tragjikish...