Nëse fiton zgjedhjet e muajit nëntor, Donald Trump ka thënë se do të shkarkojë prokurorin federal që po heton nëse ai u përpoq të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.
Kur u pyet gjatë një interviste nëse do të falte veten apo do të shkarkonte këshilltarin special, Jack Smith, ai tha se “është kaq e lehtë. Unë do ta shkarkoja atë brenda dy sekondave”.
“Unë nuk mendoj se ata do të më fajësonin nëse unë shkarkoja Jack Smith”, deklaroi republikani, shkruan skynews.
Jack Smith, prokurori i caktuar për të udhëhequr çështjen e ndërhyrjes në zgjedhje kundër Trumpit, tashmë i ka paraqitur provat dhe të gjitha dëshmitë ndaj republikanit.
Në dosje, prokurorët pretendojnë se ish-presidenti amerikan nuk po vepronte gjithmonë në cilësinë zyrtare, dhe në vend të kësaj ishte angazhuar në një “përpjekje kriminale private” për të përmbysur rezultatet e vitit 2020.
Dokumenti është një përpjekje e prokurorëve për të çuar përpara çështjen penale kundër Trumpit pas vendimit të Gjykatës së Lartë.
Jack Smith njihet edhe si ish-kryeprokuror i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë, ku po gjykohet ish-presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Në nëntorin e 2022-ës, Smith kishte braktisur detyrën në Hagë, për t’u kthyer në Shtetet e Bashkuara me qëllim që ta hetojë Trumpin.
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot