Një bombë në skaj të një rruge shënjestroi autokolonën ushtarake që transportonte mjete logjistike për koalicionin e udhëhequr nga SHBA-ja kundër grupit terrorist DAESH në Irakun jugor, sipas një zyrtari lokal të sigurisë.
Nuk u raportua për të lënduar në sulmin që ndodhi në autostradë në provincën jugore al-Diwaniya, tha zyrtari në kushte anonimiteti sepse ai nuk ishte i autorizuar të fliste për mediat.
Një automjet ushtarak pësoi dëme mesatare nga shpërthimi.
Sipas burimit, autoritetet irakiane kanë nisur një hetim për sulmin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Muajt e fundit është regjistruar një valë sulmesh ndaj autokolonave të koalicionit në Irakun qendror dhe jugor.
Washington-i akuzon grupet irakiane të mbështetura nga Irani se qëndrojnë pas sulmeve kundër forcave të koalicionit të udhëhequra nga SHBA-ja në Irak.
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...
Kurti për inflacionin, thotë se është i ‘’importuar’’: Anije...
Kane mungon ndaj Freiburg, pritet të rikthehet për ndeshjen ...