Kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris rivale e republikanit Donald Trump, i ka dënuar sonte të shtënat me armë të raportuara pranë kandidatit republikan presidencial.
Me anë të një postimi në “X” ka thënë se dhuna nuk ka vend në Amerikë, ndërsa ndjehet mirë që Trump gjendet i sigurt,shkruan Arbresh.info.
”Unë jam informuar për raportet e të shtëna me armë zjarri pranë ish-presidentit Trump dhe pronës së tij në Florida, dhe jam i kënaqur që ai është i sigurt. Dhuna nuk ka vend në Amerikë’, ka shkruar ajo.
Ndryshe, CNN ka raportuar se fushata e Trump tha se ish-presidenti Donald Trump është “i sigurt pas të shtëna me armë në afërsi të tij”.
LEXO EDHE:
Protesta e 17 shkurtit/Trafiku urban do të jetë pa pagesë
Tejkaluan shpejtësinë e lejuar, policia gjobit me nga 200 eu...
Rama: Mospërfshirja e buxhetit të Prishtinës cenim i rendit ...
Osmani uron Ditën e Komunitetit Ashkali në Kosovë
17 shkurti njihet zyrtarisht në Arizona si Dita e Pavarësisë...
Klaebo shkruan historinë, fiton medaljen e katërt të artë