Zyrtarët kinezë kanë thënë se 32 turistë kinezë dhe katër verikoreanë kanë vdekur pas përplasjes së autobusit në Korenë Veriore.
Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze, Lu Kang ka thënë gjatë një konferece të rregullt për media se aksidenti ka ndodhur një ditë më parë në provincën veriore, Hwanghae në jug të Phenjanit.
Ministria ka thënë se Kina ka dërguar një ekip mjekësor të shoqëruar nga diplomatët, duke shtuar se dy turistë kinezë janë në “gjendje të rëndë shëndetësore”.
Pamjet nga televizioni shtetëror kinez kanë treguar pamje të autobusit të dëmtuar.
Kina është partnerja më e madhe tregtare e Koresë Veriore dhe turistët kinezë janë në mesin e vizitorëve më të shpeshtë në shtetin e izoluar./rel
Trump: Nëse s’hapet Hormuzi, do t’i shkatërrojmë centralet i...
Kallëzim penal ndaj Onima, Gjesti: S’du as ma shumë as ma pa...
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën