Tridhjetë e dy anëtarë të forcave kubane të sigurisë u vranë gjatë sulmeve ushtarake të Shteteve të Bashkuara ndaj Venezuelës, njoftoi sot qeveria e Kubës.
SHBA-ja goditi objektiva në Venezuelë të shtunën, duke kapur presidentin Nicolás Maduro dhe bashkëshorten e tij, Cilia Flores, dhe i nxorri ata jashtë vendit.
Sipas qeverisë kubane, oficerët kubanë ishin dërguar në vendin e Amerikës së Jugut me kërkesë të autoriteteve venezueliane.
“Besnikë ndaj përgjegjësive të tyre për sigurinë dhe mbrojtjen, bashkatdhetarët tanë e përmbushën detyrën me dinjitet dhe heroizëm dhe ranë, pas rezistencës së ashpër, në përleshje të drejtpërdrejtë me sulmuesit ose si pasojë e bombardimeve të objekteve”, thuhet në deklaratë.
Presidenti kuban Miguel Díaz-Canel shpalli dy ditë zi kombëtare.
Maduro ndodhet tani në një qendër paraburgimi në Nju Jork, ku pritet të dalë në gjyq për akuza që përfshijnë komplot për narco-terrorizëm dhe komplot për importim kokaine.
I pyetur nëse Kuba mund të jetë e radhës pas operacionit dramatik ushtarak amerikan në Karakas, presidenti amerikan Donald Trump pranoi vdekjen e kubanëve.
“E dini, shumë kubanë u vranë dje. E dini këtë, shumë kubanë u vranë”, u tha ai gazetarëve në bordin e “Air Force One”.
“Pati shumë vdekje nga pala tjetër, asnjë vdekje nga pala jonë. Por, shumë kubanë u vranë dje duke u përpjekur ta mbronin atë”, tha ai, duke iu referuar Maduros./atsh.al
Rama: Situata nga reshjet e shiut në Prishtinë është nën kon...
Bora dhe akulli shkaktojnë probleme në Holandë, anulohen flu...
Haradinaj apelon për veprime urgjente pas përmbytjeve në Kos...
Muhamed Useini prezantohet tek Liria
Rikthehet furnizimi me rrymë në Drenas
Lushtaku: Situata nga vërshimet në Skenderaj nën kontroll fa...