Sulmohet me thikë në qafë shkrimtari Salman Rushdie

18:34 | 12 Gusht 2022
A Z

Salman Rushdie, shkrimtar, librat e të cilit çuan në kërcënime me vdekje nga Irani në vitet e 80-ta, u sulmua dhe u godit me thikë në qafë të premten nga një burrë teksa autori po përgatitej për ligjeratë në New York.

Siç raporton AP, i dyshuari hipi në skenë dhe e goditi 10-15 herë grushte ose thikë shkrimtarin. Sipas mediumit, autori është shtyrë e më pas ka rënë përtokë, teksa burri është arrestuar, përcjell arbresh.info

Rushdie u dërgua me helikopter në spital, tha policia e shtetit. Gjendja e tij shëndetësore ende nuk dihet.

Ai u rrethua shpejt nga një grup i vogël njerëzish që i mbajtën këmbët lart, me sa duket për t’i dërguar më shumë gjak në gjoks.

Shpërndaje në rrjete sociale