Ka përfunduar raundi i parë i bisedimeve mes zyrtarëve rusë dhe atyre ukrainas në lidhje me luftën që po zhvillohet në Ukrainë, bisedime këto që nuk sollën ndonjë marrëveshje konkrete, përveç asaj se të dy palët u pajtuan të takohen sërish.
Bisedimet zgjaten rreth gjashtë orë, ndërsa këshilltari i Zyrës Presidenciale të Ukrainës Mykhaylo Podolyak, tha se qëllimi kryesor ishte diskutimi i armëpushimit.
“Qëllimi kryesor ishte diskutimi i çështjeve të armëpushimit në territorin e Ukrainës. Palët identifikuan një sërë temash mbi të cilat u përshkruan vendime të caktuara”, ka thënë Podolyak, transmeton arbresh.info
Më tej, ai tha se negociatorët janë kthyer në kryeqytetet përkatëse për të diskutuar rezultatet e negociatave.
Takimi i radhës i delegacionit ukrainas dhe atij rus do të mbahet në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë në ditën në vijim ka bërë të ditur kreu i delegacionit rus, Medinsky.
Ai, gjithashtu u shpreh optimist se nga bisedimet mund të ketë marrëveshje konkrete.
“Ne kemi gjetur disa pika me të cilat mund të parashikojmë qëndrime të përbashkëta”, ka thënë Medinsky.
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...
Merz: Duam ta bëjmë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë në Ev...