Me rastin e Festës së Fitër Bajramit, prodhimi ditor i bakllavasë në Turqi që normalisht arrin sasinë një mijë tonë, pritet të rritet në tre deri në katër mijë tonë.
Tregjet e Turqisë do të mbushen me lloje të ndryshme të bakllavasë me ardhjen e Festës së Fitër Bajramit. Mehmet Yildirim, kryetar i Shoqatës Turke të Prodhuesve të Bakllavasë dhe Ëmbëlsirave për Anadolu Agency (AA), tha se punët në këtë sektor shtohen me afrimin e Bajramit.
“Prodhimi ditor i bakllavasë në Turqi është mesatarisht një mijë tonë, prej të cilit vetëm në Stamboll prodhohen dhe konsumohen 200-220 tonë, ndërsa kjo shifër rritet për 80 për qind në muajin e Ramazanit”, theksoi Yildirim.
Ai theksoi se bakllavaja është pjesë e rëndësishme e kulturës dhe kuzhinës turke dhe pjesë e pandashme e sofrave të Ramazanit dhe Bajramit. Yildirim tha se konsumatorët blejnë bakllava në sasi të mëdha duke filluar një ditë para Bajramit.
“Ne parashikojmë se vetëm gjatë festës së Bajramit sasia e konsumuar e bakllavasë do të rritet për tre deri në katërfish. Ndërkaq, për sa i përket Stambollit, presim që brenda ditës të konsumohen një mijë tonë bakllava”, tha Yildirim.
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...
Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombët...