Rreth 100 mijë ukrainas janë bllokuar në qytetin e Mariupolit, tashmë të kthyer në ferr, në ditën e 28 të luftës në Ukrainë.
Zëdhënësi kryesor i Putinit refuzoi të përjashtonte përdorimin e armëve bërthamore në një intervistë me CNN të martën, duke thënë se ato do të përdoren vetëm në rast të një “kërcënimi ekzistencial” për Rusinë.
Pentagoni amerikan e denoncoi deklaratën si të pamatur, duke thënë se “nuk është mënyra se si duhet të veprojë një fuqi bërthamore e përgjegjshme”.
Përparimi rus ika ngecur, sipas agjencive perëndimore të inteligjencës, ndërsa trupat e Putinit marrin pozicione mbrojtëse në përpjekjet e tyre për të rrethuar qytetet e mëdha të Ukrainës.
Rreth 7,000 banorë të Mariupolit u shpëtuan të martën, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij gjatë natës.
SHBA pritet të shpallë sanksione të mëtejshme ndaj Moskës kur Presidenti Biden të udhëtojë në Bruksel për bisedime me udhëheqësit e NATO-s dhe G7 të enjten.
Zyrtarët ukrainas thonë se Zelensky do të shfrytëzojë mundësinë për të kërkuar më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore në mbledhje./tch
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...