Të paktën 26 persona janë vrarë nga sulmet ajrore të ushtrisë izraelite në Gazë. Një familje gjashtë anëtarëshe, ndër ta katër fëmijë, është vrarë në qytetin e Gazës kur është goditur shtëpia e tyre, derisa ata ishin në gjumë. Zyrtarë të Izraelit thonë se po e shtojnë presionin ushtarak dhe atë humanitar, për ta detyruar Hamasin t’i lirojë pengjet izraelite që ende po i mban.
Nga sulmet izraelite në Gazë janë vrarë të paktën 26 palestinezë, kanë thënë burime palestineze. Nëntë nga viktimat janë vrarë në një stacion policor në veri të Gazës. Në lagjen Seikh Radwan të qytetit të Gazës është vrarë një familje gjashtë anëtarëshe, katër nga ta fëmijë, kur është bombarduar shtëpia e tyre nga ushtria izraelite.
Mediet palestineze gjithashtu kanë raportuar për vrasjen e tre personave të zhvendosur kur është goditur tenda e tyre në Nuseirat, në Gazën qendrore ndërsa dy fëmijë janë vrarë po ashtu në një tendë ku ishin strehuar por që rasti ka ndodhur në Gazën jugore, në Khan Yunis.
Shtatë persona janë lënduar nga një sulm në një treg në Jabalia. Sa i përket sulmit në Jabalia, ushtria izraelite ka thënë se në shënjestër ka pasur një qendër komande dhe kontrolli të Hamasit e ku ata bënin plane për sulme ndaj izraelit.
Ministria e Shëndetësisë e Gazës, që drejtohet nga Hamasi ka thënë se që nga 18 marsi kur përfundoi armëpushimi 2 mujor, janë vrarë të paktën 1978 palestinez.
Izraeli ka deklaruar se po rrit presionin ushtarak mbi Hamasin për të liruar 59 pengjet që ende po i mban, 24 nga të cilët besohet se janë të gjallë. Tash e shtatë javë, Izraeli ka bllokuar edhe hyrjen e çfarëdo ndihme humanitare dhe furnizime tjera në Gazë./rtk
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...
Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Se...
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...