Dy kosovarë u gjetën të fshehur në një dollap nga Policia Kantonale e Zurichut.
Të hënën, hetuesit policorë i ranë zilës së një apartmenti në Winterthur.
Sipas një komunikatë për media, thuhet të pranishmit e kishin hapur derën me vonë, çka i shtyri policët të dyshonin se brenda mund të ishin edhe persona të tjerë.
Kështu, në konsultim me Prokurorinë Publike, policia kreu bastisje në këtë banesë, ku dy u gjetën dy kosovarët, të cilët ishin fshehur brenda dollapit, përcjell Klankosova.tv
Brenda këtij apartmenti, autoritetet zvicerane gjetën edhe mjete të cilët dyshohet që janë përdorur në vjedhje.
Të dy kosovarët, u arrestuan.
Në pranga përfunduan edhe një grua e moshës 25 vjeçare, e cila është pronarja e banesës si dhe një grua tjetër, 43-vjeçare.
Sipas policisë, dy burrat nga Kosova të moshës 30 dhe 40 vjeçare, dyshohet se kanë kryer disa vjedhje.
Thuhet se ata po qëndronin ilegalisht në Zvicër.
Arrestohet person i kërkuar për vrasje në tentativë në Feriz...
“House of Kosova” në Davos për herë të dytë, Kurti do të udh...
Rinumërohen 312 nga 914 vendvotime, këtyre kandidatëve iu ho...
Mot në Shqipëri kryesisht i kthjellët, vranësira në zonat ma...
44 vjet nga vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës
SHBA ftohet të marrë pjesë në manovrat ushtarake në Groenlan...