SHBA po rihapë kufijtë e saj të hënën për vizitorët e huaj me dy vaksina, duke i dhënë fund një ndalimi 20 mujor të hyrjes.
Ndalimi u vendos nga ish-presidenti Donald Trump për shkak të COVID-19.
Ai ka prekur qytetarët jo-amerikanë nga mbi 30 vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe dhe shtetet e BE-së, duke ndarë familjet dhe duke bllokuar turizmin.
Linjat ajrore presin një vërshim vizitorësh pasi kufizimet janë hequr për ata që janë plotësisht të vaksinuar dhe i nënshtrohen testimit dhe gjurmimit të kontakteve.
“Është ndjenjë e mirë, është ndjenjë e mirë!”, tha erome Thomann, kreu i agjencisë së udhëtimeve me bazë në Paris, Jetset Voyages për agjencinë e lajmeve Reuters, duke thënë se ekipi i tij kishte parë një “përtëritje të jashtëzakonshme” në rezervime, raporton BBC.
Në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, kufijtë e SHBA fillimisht u mbyllën për udhëtarët nga Kina në fillim të vitit 2020. Kufizimet më pas u shtrinë në vende të tjera.
Rregullat ndaluan hyrjen për shumicën e qytetarëve jo-amerikanë që kishin qenë në Mbretërinë e Bashkuar dhe një numër vendesh të tjera evropiane, si dhe në Kinë, Indi, Afrikën e Jugut, Iran dhe Brazil.
Sipas rregullave të reja, udhëtarët e huaj do të duhet të tregojnë prova të vaksinimit përpara se të fluturojnë, të marrin një rezultat negativ të testit COVID-19 brenda tre ditëve nga udhëtimi dhe të dorëzojnë informacionin e tyre të kontaktit. Ata nuk do të duhet të karantinohen.
Votat “surprizuese” të Messit në The Best, mbështetje për PS...
Sulmi në Bondi, Albanese njofton masa të ashpra kundër gjuhë...
Kuvendi i Shqipërisë mbanë sot seancë plenare, shqyrton një ...
Orban si avokat i Vuçiqit në Bruksel: Serbia vendi kyç i BP,...
Nga burgu në SPAK/ Ilir Meta dëshmon sot për “21 Janarin”
Drita sonte mbyll fazën e ligës në Ligën e Konferencës, në M...