Këshilli Evropian ka bërë publike agjendën e takimit të 23 dhe 24 qershorit.
Në pikat kryesore të publikuara, nuk është tema e liberalizimit të vizave për Kosovën, derisa përmendet çështja e anëtarësimit në BE për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë.
Se, liberalizimi i vizave për Kosovën nuk është në agjendën e Këshillit arbresh.info për këtë ka raportuar më 19 qershor 2022.
Zyrtarë të Bashkimit Evropian i kanë thënë portalit arbresh.info se ende nuk kanë arritur një mbështetje të mjaftueshme për liberalizim të vizave për Kosovën, për shkak të shqetësimeve të një numri shtetesh anëtare në lidhje me përmbushjen e standardeve të kërkuara.
E, përpara takimit të Këshillit Evropian, presidenti Charls Michel, ua ka dërguar një letër krerëve të Qeverive të shteteve anëtare, në të cilat përmend edhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Michel, në letrën e tij, flet edhe për Ballkanin Perëndimor për të cilin thotë se është i rëndësishëm për Bashkimin Evropian dhe për këtë arsye duhet të riaktivizohet procesi i zgjerimit dhe integrimit.
“Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për BE-në dhe BE-ja është e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor. Prandaj, ne duhet të riaktivizojmë procesin e zgjerimit dhe të çojmë përpara integrimin e partnerëve tanë të Ballkanit Perëndimor. Ne do t’i takojmë ata përpara Këshillit tonë zyrtar Evropian”, thuhet në letrën e Michel.
Sipas tij, paqja, siguria dhe prosperiteti janë vlera që BE i ndan me partnerët e tjerë evropian.
“Paqja, siguria dhe prosperiteti në një rend ndërkombëtar të bazuar në rregulla janë vlera që BE ndan me partnerët e tjerë evropianë. Ideja e një komuniteti politik evropian është paraqitur për të nxitur dialogun dhe bashkëpunimin politik. Ne do të përfshihemi në një diskutim strategjik se si të forcojmë marrëdhëniet tona për të adresuar çështjet me interes të përbashkët”, shtohet tutje nga Michel.
Tutje, presidenti i KE-së, njofton se me 23 qershor, do të zhvillohet një takim edhe me liderët e Ballkanit Perëndimor.
“Ne do të takohemi të enjten e 23 qershorit në orën 9:30 me liderët e Ballkanit Perëndimor. Më pas do të vazhdojmë me takimin tonë të Këshillit Evropian, i cili do të fillojë në orën 15:00 me shkëmbimin tradicional të mendimeve me Presidentin e Parlamentit Evropian”, vijohet në letrën e Michel./arbresh.info/
Po vjen Xbox i ri
Qeveritë evropiane mbeten prapa në përdorimin e Al, tregon s...
A e dini se kur duhet të zëvendësoni peshqirët tuaj?
A keni mungesë apo tepricë hekuri? Ky test e tregon saktë
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetim...
Ndërron jetë 4-vjeçari në Vlorë, familja dyshon se i erdhi n...