Yocheved Lifshitz e cila u lirua nga Hamasi të hënën, u tha gazetarëve se ajo se ka kaluar nëpër ferr, duke përshkruar se si u rrëmbye nga persona të armatosur nga shtëpia e saj.
Ajo tha se ata e sollën në Gaza përmes një porte, me udhëtimin me motoçikletë që i shkaktoi asaj të mavijosura në trup.
Lifschitz shtoi se qeveria izraelite shpenzoi miliarda në gardhin kufitar – por nuk bëri asgjë për ta penguar Hamasin të kalonte.
Vajza e Lifschitz, Sharone, e cila ndihmoi nënën me përkthimin e rrëfimit të saj nga hebraishtja, tha se rrëmbyesit ia hoqën orën dhe bizhuteritë, ndërsa kur ajo zbriti nga motori, njerëzit që e përshëndetën i thanë se “besojnë në Kur’an” dhe për këtë arsye nuk do ta lëndonin.
Nëna e saj dhe 24 të tjerë u dërguan në tunele, të cilat ajo i përshkroi si “tokë të butë dhe të lagësht”.
Ajo thotë se pas dy ose tre orësh ata ndanë pesë persona nga Kibbutz Nir Oz në një dhomë të veçantë. Ajo tregon se kishte roje, një ndihmës mjek dhe një mjek që i vizitonte çdo 2-3 ditë.
Sharone tha gjithashtu se nëna e saj kishte parë një “rrjet të madh” tunelesh nëntokësore të drejtuara nga Hamasi, të cilin ajo e krahasoi me “rrjetën e merimangës”./euronews
LEXO EDHE:
E mërkura me vranësira dhe intervale dielli
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës