Dy ushtarakë ukrainas u vranë nga separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore gjatë 24 orëve të fundit, tha ushtria e Ukrainës të martën, duke shtuar tensionet tashmë të përshkallëzuara.
Kievi thotë se Rusia ka ngritur forcat e saj pranë kufijve lindorë të Ukrainës në javët e fundit dhe raportet e sulmeve separatiste ndaj forcave të qeverisë ukrainase janë rritur ndjeshëm.
NATO ka thënë se është e shqetësuar për ndërtimet e ushtrisë ruse në rajonin Donbass, ku trupat ukrainase kanë luftuar forcat separatiste të mbështetura nga Rusia në një konflikt që Kievi vlerëson se ka vrarë 14,000 njerëz që nga 2014, raporton “Reuters”.
Moska dhe Kievi kanë akuzuar prej kohësh njëra-tjetrën për dështimin për të zbatuar një marrëveshje paqeje mbi atë rajon.
Kremlini tha të hënën se lëvizjet ushtarake ruse pranë kufirit të saj të përbashkët me Ukrainën nuk përbënin kërcënim për Ukrainën ose dikë tjetër dhe se Moska lëvizte trupat nëpër vendin e saj siç e shihte të arsyeshme.
Shtetet e Bashkuara, Britania, Bashkimi Evropian dhe vendet e NATO-s kanë shprehur mbështetje për Ukrainën.
Shtetet e Bashkuara i konsiderojnë “të besueshme” raportet e lëvizjeve ushtarake ruse në kufirin e Ukrainës, i kanë kërkuar Moskës të shpjegojë “provokimet” dhe kanë shprehur gatishmëri të merren me situatën, tha të hënën Departamenti i Shtetit i SHBA./arbresh.info/
Vitia: Gjendja e 5-vjeçarit nga Lipjani është stabilem, ka n...
Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Ministri Hoti: Ndërhyrja në ra...
Vitia premton: Qytetarët e Ferizajt brenda 30 muajsh bëhen m...
Vërshimet shkaktojnë mbi 5 milionë euro dëme, kërkohet reagi...
Tragjedia ku vdiqën tre kosovarë, operatori i vinçit do të j...
Spitali rekomandon të keni kujdes ushqimin për Bajram