Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin në një konferencë për shtyp në Moskë, ka thënë se Rusia është e shqetësuar për kërcënimin e Ukrainës për zhvillimin e armëve bërthamore.
Putin e ka përshkruar ushtrinë e Ukrainës si “Ushtri e armatosur deri në dhëmbë” ku edhe ka thënë se trupat ushtarak të Ukrainës janë “anti-Rus”.
Sipas “The Guradian” , ai pretendon se deklaratat e fundit të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, me të cilat dëshpërohej Ukraina që hoqi dorë nga arsenali i saj bërthamor në vitin 1994, ishin “të synuara nga Rusia” dhe thotë se e vetmja gjë që i mungon Ukrainës në këtë drejtim janë sistemet për pasurimin e uraniumit.
Gjatë konferencës, është pyetur edhe se a do t’i vendos trupat ushtarak rus menjëherë në Ukrainën lindore, Luhanks dhe Donetsk, pasiqë i është pranuar kërkesa e adresuar në drejtim të parlamentit rus, për t’i lejuar trupat ushtarak të lëvizin edhe jashtë kufijve të shtetit të Rusisë, por nuk ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejt .
“Nuk kam thënë se do të shkojnë atje menjëherë pas takimit tonë.”
Megjithatë, sot pritet që Shtëpia e Bardhë më saktësisht Joe Biden të dalë në konferencë për media në ora 19:00 me orën lokale të Britanisë së Madhe, pët t’i treguar përditësimet e reja për situatën e krijuar mes Rusisë dhe Ukrainës. /arbresh.info/
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...