Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të takohet të enjten në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan, Joe Biden, i cili është shëruar nga Covid. Kjo u bë e ditur nga kabineti i Netanyahut dhe Shtëpia e Bardhë.
Takimi mes Bidenit dhe Netanyahut është i shumëpritur për shkak të tensionit mes dy vendeve aleate pas më shumë se nëntë muajsh luftë në Gaza.
Takimi i Netanyahut me kandidatin presidencial të Partisë Republikane, ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump, fillimisht u njoftua për të mërkurën, më pas për të enjten dhe në fund u caktua të premten në Florida në rezidencën e Trump në Mar a-Lago.
“Mezi pres të mirëpres Netanyahu në Mar a-Lago në Palm Beach, Florida. Gjatë mandatit tim të parë, ne përjetuam paqen dhe stabilitetin në rajon (Lindja e Mesme)”, tha Trump, duke njoftuar se do të jetë sërish kështu pasi ai pret të vijë sërish në pushtet.
Kryeministri i Izraelit ndodhet që nga e hëna në Uashington dhe pika kryesore e vizitës së tij do të jetë fjalimi i tij, të mërkurën, në një seancë speciale të përbashkët të të dy dhomave të Kongresit amerikan.
Ai pret të takohet këtë javë me nënpresidenten Kamala Harris, tani kandidati i mundshëm presidencial pasi Biden u tërhoq nga gara të dielën./abcnews.al
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...