Në katër dekadat e fundit, Mafia në Itali vrau 132 kryetarë të bashkive, respektivisht kandidatë në zgjedhje për këto funksione.
Parlamenti italian ka formuar një komision për të hetuar problemin e kërcënimit të autoriteteve lokale dhe erdhi në të dhëna tronditëse. Komisioni i cili ishte kryesuar nga Doris Lo Moro, senatore e Partisë qeverisëse Demokratike e kryeministrit Matea, gjatë konferencës publikoi një raport me 205 faqe, i cili hedh dritë mbi krimet në qytete kryesisht të vogla italiane.
Ata zakonisht fajësojnë organizatën kriminale, dhe ky trend është gjithnjë në rritje, por në vitet e fundit u shfaqen edhe ujqit e vetmuar, për të cilët “Corriere della Sera” shkruan se janë njerëz të cilët zgjodhën të marrin drejtësinë në duart e tyre, të bindur se ishin dëmtuar nga politikanët vendorë, ata u dërguan letra anonime me një plumb në zarf.
Megjithatë, problemi më i madh vjen nga krimi i organizuar, ku jugu është aktualisht më i rrezikshmi. Që nga viti 1991, për shkak të infiltrimit të mafiozëve në qeverinë lokale, nga janari 2013 deri në prill 2014 mbrojtja e policisë është kërkuar nga 341 zyrtarë vendorë për një total prej 1265 kërcënimeve të shqiptuara./arbresh.info/
Inter Miami kërkon të ribashkoj Messin me ish-shokët e skuad...
Enrique Iglesias dhe Ricky Martin koncert në Shqipëri dhe më...
Barcelona kërkon 70 milionë euro për Raphinhan
Osmani për përplasjet e Kurtit me SHBA-në: Edhe mes miqve e ...
Moska thotë se bombarduesit strategjikë rusë dhe kinezë u sh...
Greqia kërkon ndihmën e Turqisë për migrantët