Pronari i British Airways ka thënë se deri në 12 mijë punonjës të linjës ajrore mund të pushohen nga puna për shkak të ngjarjes së fundit nga COVID-19.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, International Airlines Group (IAG) njoftoi shkurtimet e planfikuara të vendeve të punës, pasi zbuloi se të ardhurat ranë në 13 për qind në tremujorin e parë të vitit 2020.
“Duke parë situatën nga COVID-19, British Airways njofton zyrtarisht sindikatat e tij për një ristrukturim të propozuar ndaj programit për reduktim”, tha në një njoftim IAG.
“Propozimet mbeten subjekt i konsultimit, por ka të ngjarë që ato të prekin shumicën e punonjësve të British Airways, dhe mund të rezultojë me reduktim të 12 mijë punëtorëve”, thuhet më tutje.
Bëhet e ditur se linja ajrore British Airways në Mbretërinë e Bashkuar, deri në prill ka pasur 22,626 të punësuar.
Del nga funksioni transformatori, një pjesë e Ferizajt mbete...
Dy emigrantë gjenden të vdekur në malet e Shqipërisë, polici...
Lëndohen pesë persona nga aksidenti mes dy veturave në Tomoc...
Rriten sërish çmimet globale të ushqimeve
Muriqi: Golin ndaj Real Madrid ua dedikoj të gjithë shqiptar...
Haxhiu pas marrjes së detyrës: Institucionet do të funksiono...