Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po merr pjesë në samitin në Pragë ku edhe ka njoftuar se është takuar me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Vuçiq takimin me Macron e cilësoi si të ngrohtë dhe miqësor, teksa shtoi se janë pajtuar që të takohen sërish.
“Ramë dakord të takohemi sërish për të diskutuar çështje kyçe me rëndësi për të ardhmen jo vetëm të vendit dhe rajonit tonë, por edhe në dritën e krizës globale me të cilën po përballemi të gjithë”, është shprehur Vuçiq.
Ndërsa, takimin me Scholzin, Vuçiq e cilësoi si të shkurtër, teksa tha se në samitin në Pragë të Çekisë do të diskutojnë disa nga temat më të rëndësishme që po rëndojnë mbarë botën.
“E ritheksova se Gjermania gjithmonë mund të presë pjesëmarrje serioze dhe partneritet nga Serbia në të gjitha projektet që janë në interesin kombëtar të vendit tonë”, shkroi Vuçiq.
Kujtojmë se takim të paralajmëruar me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerma, Olaf Scholz, ka edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila gjithashtu po merr pjesë në samitin në Pragë./arbresh.info/
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Kurti premton 3.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Malish...
Në Rahovec gjenden mbetje mortore që dyshohet të jenë të një...
Komandanti i FSK-së takohet me shefin e Mbrojtjes së Lituani...
Haradinaj: Njohje nga Bahamas e rëndësishme, avancimin ndërk...
Klubi i madh spanjoll hyn në garë për Goretzka
Kurti pas njohjes nga Bahamas: Njohja e katërt për Kosovën k...