Turqia konfirmoi 117 viktima të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të kaluara, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 2.376, raporton Anadolu Agency (AA).
Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Turqi ka shkuar në 98.674, pasi 3.083 persona të tjerë kanë rezultuar pozitivë në virusin, tha ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca në një konferencë për media pas takimit të Bordit Shkencor të Koronavirusit.
Deri më tani, gjithsej 16.477 pacientë janë larguar nga spitalet pas shërimit nga virusi, me 1.559 të liruar vetëm gjatë ditës së sotme, shtoi ministri turk.
Ndërkaq, gjithsej 37.535 teste janë kryer gjatë 24 orëve të kaluara, me çka numri i përgjithshëm i testimeve arrin në 750.944.
Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në gjithë botën, duke shkaktuar vdekjen e mbi 180 mijë njerëzve, ndërsa më shumë se 700 mijë janë shëruar.
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbësh...
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...