Qeveria gjermane po përballet me kritika për mënyrën sesi po përballet me pandeminë koronavirus, por mesa duket Angela Merkel i ka të qarta prioritetet.
Gjatë një dialogu online me familje gjermane, të përzgjedhura rastësisht e të transmetuar në televizion, kancelarja Merkel iu ktheu përgjigje shqetësimeve të tyre, kryesisht lidhur me pagesën e papunësisë dhe goditjes së biznesit përgjatë 1 viti pandemi.
“Ajo që unë mund të premtoj, është se gjëja e parë që ne do të hapim përsëri do të jenë qendrat e kujdesit ditor dhe shkollat fillore, mbi të gjitha të tjerat”, u shpreh Merkel.
Aktualisht Këshilli Gjerman i Etikës po mendon lehtësimin e kufizimeve për qytetarët, së paku ata që janë vaksinuar kundër koronavirusit, por mes ekspertëve ekziston ende frika se edhe të vaksinuarit mund të përbëjnë kërcënim për përhapjen e Covidit.
“Kur ky rrezik të zvogëlohet më tej me sukses, atëherë edhe masat për të luftuar pandeminë e që kanë kufizuar qytetarët, mund të tërhiqen dalëngadalë”.
Kancelarja Merkel theksoi se objektivi i qeverisë gjermane është vaksinimi i 10 milionë qytetarëve brenda 3-mujorit të parë të vitit, por kritikët thonë se ky proces po ecën me hapa të ngadaltë, krahasuar me vendet e tjera, mes tyre Britania e Madhe, Izraeli apo SHBA.
Gjithsesi Merkel shprehet optimiste se çdo i rritur në Gjermani, deri në fund të verës, do të jetë i imunizuar ndaj Covid-19.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...