Ish -presidenti i ShBA-ve, Donald Trump do të rivalizojë rrjetet sociale si Facebook dhe Twitter duke hapur një të tij.
Truth Social do të quhet media sociale e Trump, ndërsa planifikohet që të ketë edhe një shërbim abonimi me video, shkruajnë mediat e huaja transmeton arbresh.info
Trump deklaroi se platforma e tij “do t’i rezistojë tiranisë së teknologjisë së madhe”, duke i akuzuar rrjetet më të mëdha sociale se i heshtin zërat kundër Shteteve të Bashkuara,
“Ne jetojmë në një botë ku talebanët kanë një prani të madhe në Twitter, megjithatë Presidenti tuaj të preferuar amerikan i mbyllet goja. Të gjithë më pyesin pse dikush nuk i reziston kompanive të mëdha teknologjike? Epo, ne do ta bëjmë së shpejti!”, shtoi Trump.
Kujtojmë se, Trump u pezullua nga rrjetet sociale si Twitter dhe Facebook pasi mbështetësit e tij sulmuan Kapitolin në janar. /arbresh.info/
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...