​Kryeministri i Luksemburgut martohet me një mashkull

21:30 | 15 Maj 2015
M. A.

Kryeministri liberal i Luksemburgut, Ksavie Betel u martua sot me mikun e tij shumëvjeçar, me çka u bë drejtuesi i parë në Bashkimin Evropian që kryen një martesë homoseksuale, shenjë evolucioni e shoqërisë vendase.

Ceremonia u bë sot në bashkinë e Luksemburgut dhe u drejtua nga Lydie Polfer, kryetarja e kryeqytetit.

Kryeministri 42-vjeçar, deklaroi në vitin 2010 se do të martohet me Gotje Destne, një arkitekt belg.

”Ai më kërkoi të martoheshim dhe unë i thashë ‘po”, deklaroi Betel për gazetën ”Los Angeles Times”.

Martesa e tyre konsiderohet si shenjë evolucioni për shoqërinë e Luksemburgut.

Popullsia e Luksmeburgut është e besimit katolik.

Shpërndaje në rrjete sociale