Katër kombet arabe që udhëheqin bojkotin ndaj Katarit kanë hequr dorë nga lista me 13 kërkesa që paraqitën muajin e shkuar.
Diplomatë nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti deklaruan për reporterët në OKB së tashmë duan që Katari të pranojë gjashtë parime të gjera. Mes tyre përfshihen angazhime për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin si dhe t’i jepet fund akteve të provokimit dhe nxitjes.
Katari ende nuk ka reaguar ndaj këtij ndryshimi , ndërsa sistematikisht ka kundërshtuar akuzat se ndihmon terroristët. Katari refuzoi që të plotësojë kërkesat e mëparshme që kërcënonin sovranitetin e tij dhe gjithashtu veprimet e fqinjëve i cilësoi si një rrethim.
Rrethimi apo bllokada që vazhdon prej 6 javësh e kanë detyruar Katarin të importojë ushqime nga deti dhe ajri për të plotësuar nevojat e popullsisë së tij prej 2,7 milionësh. Por tashmë fqinjët duket se kanë ndryshuar qëndrim dhe thanë se duan ta zgjidhin krizën miqësisht.
Sipas sauditëve, të gjitha vendet e tjera kanë rënë dakord se gjashtë parimet janë të lehta për të pranuar nga Katari, megjithëse përfaqësues të këtij ët fundit nuk ishin të pranishëm gjatë vendosjes së tyre. Analistët thonë se zhvillimi i fundit, të paktën në fasadë, lë të kuptohet për një rrugëdalje nga kriza mes Katarit dhe fqinjëve të tij. Por zor se do të ofrojë një zgjidhje të përhershme, pasi interpretim i parimeve është çështje subjektive.
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale