Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, thotë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’i mirëpresin aksionet ushtarake ruse në Siri, derisa ato janë të drejtuara kundër grupit militant, Shteti Islamik, dhe grupet e ndërlidhura me Al-Kaidën.
Duke folur sot në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Kerry tha se Shtetet e Bashkuara do të kishin “shqetësime të mëdha” nëse Rusia ndërmerr sulme kundër grupeve të tjera në Siri.
Ai theksoi se operacionet ruse nuk duhet ta mbështesin presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, ose të ndërhyjnë me ato që i ndërmerr koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që aktualisht i sulmon caqet e grupit militant, Shteti Islamik.
Këto komente të zotit Kerry u bënë derisa Rusia i ka lansuar sulmet e para ajrore në Siri, për të cilat thuhet se ishin të shënjestruara kundër pozicioneve të militantëve të Shtetit Islamik.
Por, zyrtarët e Shteteve të Bashkuara dhe të tjerët kanë shprehur dyshime ndaj këtij pretendimi, duke thënë se duket se Rusia i ka sulmuar grupet opozitare, që luftojnë kundër forcave të qeverisë së Sirisë.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...