Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë sot se është e kënaqur që presidenti amerikan dhe ai rus Donald Trump dhe Vladimir Putin janë takuar përfundimisht.
Ajo ka shfaqur shpresën se dialogu ndërmjet dy liderëve do të vazhdojë.
“Ky është fillimi”, tha Merkel për media, transmeton Reuters. Merkel ka thënë se ekzistojnë probleme të dukshme në botë, të cilat mund të zgjidhen vetëm përmes rrugës së bashkëpunimit ndërmjet SHBA-ve dhe Rusisë. “Nëse ekziston dialog i hapur dhe i sinqertë, kjo mund të jetë gjë e mirë”, është shprehur Merkel, transmeton KosovaPress.
Hetemi: Dokumentimi i krimeve të luftës kërkon verifikim e q...
Trump mban konferencë për luftën në Iran – pikat kryes...
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëm...
Kombëtarja e Kosovës në futsall gati për sfidat e paraelimin...
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, rrëfehet Jasir A...
Rogerti në rolin e dajës së Brikenës – ia ndërpret das...