​Britania e Madhe do të ndalojë të gjitha anijet ruse nga portet e saj

18:50 | 28 Shkurt 2022
A Z

Britania e Madhe do të ndalojë të gjitha anijet ruse të hyjnë në portet e saj, tha sot sekretari i Transportit Grant Shapps.

“Sot u kam shkruar të gjitha porteve të Britanisë së Madhe duke u kërkuar atyre që të mos ofrojnë qasje në asnjë anije ruse me flamur, të regjistruar, në pronësi, të kontrolluar, me qira ose të operuar”, tha Shapps në një postim në Twitter./arbresh.info/