Ministri i Shëndetësisë (MSH), Armend Zemaj ka uruar fillimin e vitit të ri akademikë të gjithë studentëve kosovarë.
Përmes një postimi në Facebook, Zemaj ka shkruar se ky vit akademik nuk po fillon si zakonisht, megjithatë, studentët assesi nuk duhet ta harrojnë qëllimin e tyre.
“Ky vit akademik nuk po fillon si zakonisht, në këtë bashkëjetesë me pandemi tashmë jemi rreshtuar edhe ne, pa dashje, por, ju assesi mos e harroni qëllimin tuaj, pse jeni aty, në rrugëtimin më të rëndësishëm, për ju dhe shtetin”, ka shkruar Zemaj./arbresh.info/
Postimi i tij:
Studentë të dashur,
Ky vit akademik nuk po fillon si zakonisht, në këtë bashkëjetesë me pandemi tashmë jemi rreshtuar edhe ne, pa dashje, por, ju assesi mos e harroni qëllimin tuaj, pse jeni aty, në rrugëtimin më të rëndësishëm, për ju dhe shtetin.
Të nderuar student,
I vetëdijshëm për sfidat që mund t’i keni këtë vit, ju bëjë thirrje që të na ndihmoni, duke ruajtur veten dhe të tjerët. Respektoni masat anti covid, duke qenë bashkë, ne mund t’ia dalim.
Suksese e ju prift e mbara, qoftë një vit me shumë arritje. Sukseset Tuaja janë e ardhmja jonë!
Haxhiu bëri homazhe në memorialin e martirëve në fshatin Tër...
KEDS reagon pas akuzave se njëhsorët e rrymës bëjnë matje të...
Zhbllokohet për kamionë rruga Pejë–Rozhajë
Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit, nisen drejt Bratislavë...
“Pas Gjestit edhe Gimbo nën arrest?”, Selin nuk ...
Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për ba...