Organizata Studentore “Reforma” ka mbajtur sot një aktivitet simbolik për të shprehur kundërshtimin lidhur me vendimit e Këshillit Drejtues të UP-së për uljen e vlerës së bursës studentore për studentë të shkëlqyer, nga 900 në 500 euro.
Me pankarta të ndryshme, studentët kanë shprehur sot para rektoratit të UP-së, pakënaqësinë e tyre ndaj këtij vendimi.
Në njërin nga mesazhet e studentëve në këtë aktivitet shkruante: “Hej a don me apliku për bursë? Jo bre, qaq m’del rroga e kamarierit!”, raporton Arbresh.info.
Arben Elshani, nënkryetar i Organizatës “Reforma” ka thënë para mediave se përmes këtij aktiviteti studentët shprehin kundërshtimin për uljen e bursës dhe kërkojnë që ky vendim të kthehet në rishqyrtim, shkruan arbresh.info.
“Sot ne përmes këtij aktiviteti shpreim jo vetëm kundërshtimin e vendimit dhe të kthehet në rishqyrtim por edhe të kthehet vlera e bursës që ka qenë më herët, 900 euro. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë nuk do të ndalemi deri në shkarkimin e Bordit aktual”, ka thënë Elshani.
Sipas tij, nëse vlera e bursës nuk kthehet siç ka qenë, atëherë studentët do të dalin edhe në protesta./Arbresh.info

Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media