Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, si dhe përfaqësues të Zyrës së Kryeministrit, IKShPK-së, ShSKUK-së, SBAShK-ut, Këshillit të Prindërve dhe DKA-ve, kanë mbajtur sot një takim ku është diskutuar për fillimin e vitit shkollor 2020-2021 në kushte të pandemisë.
Në këtë takim, palët u dakorduan që viti shkollor 2020/2021 të fillojë më 14 shtator 2020 dhe më pas viti shkollor të vijojë sipas vendimit të MASh për fillimin e mësimit, Master Planit të MASh të miratuar nga Qeveria e Kosovës dhe Udhëzuesve përkatës.
Sipasi komunikatë së MASH shtyrja e fillimit të vitit shkollor bëhet me qëllim të sigurimit të kushteve të sigurta për fëmijët, mësimdhënësit dhe prindërit. Po ashtu, kjo do të sigurojë një mobilizim më të madh të përgjithshëm në përballje me pandeminë në Kosovë.
Pjesëmarrësit në mbledhje iu bënë thirrje të gjithëve që të respektojnë tri rregullat: distancën, bartjen e maskave dhe pastërtinë dhe të mobilizohemi për përballje me pandeminë në vazhdimësi dhe bashkërisht./arbresh.info
PSD: Qëllimi ynë është të kalojmë pragun zgjedhor
Lajm i mirë për Barcelonën, gjiganti evropian tërhiqet nga g...
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë, lëndoh...
Qeveria ndan mbi 10.8 milionë euro për zgjedhjet e 7 qershor...
Serwer godet Gjykatën Speciale: Miliona euro të shpenzuara, ...
Osmani prezanton Kreshnik Çollakun në rrugëtimin e LDK-së pë...