Ministria e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri ka njoftuar se viti i ri shkollor do të fillojë me Abetaren e Përbashkët Unike.
Sipas kësaj ministrie, Abetarja e Përbashkët Unike tashmë është gati dhe këtë shtator do të jetë në duart e çdo vogëlushi.
Njoftimi i plotë:
Sot është dita e parë që mësuesit tanë ?? në të gjithë vendin kthehen nga pushimet dhe fillojnë intensivisht punën për t’u përgatitur për fillimin e vitit të ri shkollor.
Nuk mund të nisnim më mbarë se sa me trajnimet e para të mësuesve për Abetaren e Përbashkët Unike, e cila tashmë është gati dhe këtë shtator do të jetë në duart e çdo vogëlushi.
Jam shumë e lumtur që në datën 1 shtator do të jem bashkë me Ministren Arbërie Nagavci në ditën e parë të shkollës në Kosovë, ku prej andej do të nisim promovimin e risisë më të bukur për të gjithë nxënësit dhe mësuesit.
Suksese dhe punë të mbarë për të gjithë mësuesit e Shqipërisë dhe Kosovës./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...