Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), është bërë anëtar i rregullt i Asociacionit të Universiteteve Ballkanike (BUA) me të drejtë vote. Në Konferencën që u mbajt në Selanik të Greqisë, për anëtarësimin e UMIB-it kanë votuar në mënyrë unanime të gjithë anëtarët e BUA-së.
Dekani i Fakultetit Ekonomik, Besart Hajrizi, i cili përfaqësoi UMIB-in në këtë Konferencë, tha se anëtarësimi në këtë asociacion lehtëson ndërkombëtarizimin e UMIB-it si dhe mundëson bashkëpunimin në fusha të ndryshme. “Të qenit anëtar në BUA lehtëson mobilitetin e stafit akademik dhe studentëve, mundëson organizimin e konferencës vjetore të BUA-së, dhe përgjithësisht mundëson shkëmbimin e përvojave të universiteteve ballkanike”.
Ndër aktivitetet përgjatë tri ditëve të Konferencës ishte edhe prezantimi i UMIB-it nga ana e dekanit Hajrizi. Ai foli për zhvillimin dhe konsolidimin e universitetit për një periudhë të shkurtër kohore. Gjatë takimeve përfaqësues të universiteteve të ndryshme ballkanike, shprehën interesim për realizimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit me UMIB
Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut bëhet me pasaportë shqiptare
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Vendimi i Komerciales, Oda Ekonomike thirrje që të mos polit...
MPB: Sistemi i hyrje-daljeve të BE-së me zbatim të plotë në ...
Kuvendi njofton për seancë të jashtëzakonshme nga ora 17:00
Arlinda Muqa zgjedhet anëtare joprokurore e Këshillit Prokur...