Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në mbledhjen e mbajtur sot, diskutoi çështjen e organizimit të afatit të provimeve të janarit në njësitë akademike të UP-së
Në këtë takim, senatorët u pajtuan që nga e hëna, 4 shkurt 2019, të filloj procesi i organizimit të provimeve.
Provimet e afatit të janarit do të mbahen prej 6 shkurtit deri më 28 shkurt.
“- SEMS-i për paraqitje të provimeve do të jetë i hapur në datat 4 dhe 5 shkurt 2019;
– Mbajtja e provimeve nga data 6 shkurt 2019 deri me 28 shkurt 2019 (përjashtim nga këto data bëjnë ditët e festave zyrtare).
Si rrjedhojë e kësaj, obligohen dekanët e njësive akademike që të riorganizojnë datat e provimeve për javët e humbura, sipas specifikave të njësive përkatëse.
Po ashtu, informoheni se semestri veror për vitin akademik 2018-2019 në UP fillon me datë 25 shkurt 2019”, thuhet një njoftimin e UP-së
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...