Universiteti i Prishtinës kryeson renditjen e universiteteve në mesin e institucioneve shqipfolëse.
Përmes një njoftimi për media, UP ka bërë të ditur se është universiteti i 11-të më i mirë në rajon.
Njoftimi i plotë:
Universiteti i Prishtinës kryeson renditjen e universiteteve në mesin e institucioneve shqipfolëse. Sipas rangimit të fundit të Ëebometrics-it, në kategorinë e Transparencës, Universiteti i Prishtinës zë vendin e 1745-të në botë dhe është universiteti i 11-të më i mirë në rajon.
Rangimi i Transparencës merr parasysh citimet nga profilet institucionale në Google Scholar. Për secilin universitet nxirren të dhënat e citimeve nga 210 profilet publike me më shumë citime, prej të cilëve mënjanohen 20 autorët më të cituar. Kjo metodë siguron pavarësi nga ndikimi i madhësisë së institucionit dhe përfaqësueshmëri nga profilet e mbetura.
#UnëJamUP ????

KFOR dhuron pajisje edukative për shkollën `Fetah Sylejmani`...
Rama takon Sekretarin e Shtetit të Iowa-s, flasin për invest...
Kurti njofton aderimin e Adelina Tërshanit në VV, do të kand...
Marrëveshja për refugjatët me Italinë, reagon Rama: Do të va...
ASK: Inflacioni në Kosovë arrin 7,5% në prill 2026
Mimoza hedh akuza ndaj Zhakut: Me mua nuk ke histori, mund t...