Ambasada e Serbisë në Vjenë ka reaguar pas shfaqjes së mbishkrimit “UÇK” në ndërtesën ku gjendet departamenti konsullor i saj.
Në ndërtesën ku gjendet departamenti konsullor i Ambasadës së Serbisë në Vjenë është shfaqur një grafit “UÇK” për të cilin Ambasada ka kërkuar marrjen e masave të nevojshme të sigurisë nga përfaqësuesit diplomatik në Austri, raportojnë mediat serbe.
Ambasada e Serbisë i ka shkruar Ministrisë së Punëve të Brendshme të Austrisë duke i njoftuar për shfaqjen e grafitit “UÇK” në hyrjën e ndërtesës ku gjendet departamenti konsullor i Ambasadës së Serbisë në Vjenë.
Ata kanë kërkuar nga shteti austriak të marrin masa duke thënë se rasti shton tensionin në lidhje me dialogun për normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës.
Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” n...
Rexhbeçaj drejt largimit nga Augsburgu – disa klube të Bunde...
Dyshohen për falsifikimin e mbi 900 euro në monedha metalike...
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...