Historia e shqiptarëve në tekstet mësimore në shtetet e rajonit paraqitet me ndryshime të mëdha nga njëra-tjetra, si për nga prejardhja e popujve, ashtu edhe për nga luftërat, vendbanimet e të tjera.
Sipas një raporti të publikuar nga Shkelzen Gashi, i cili e ka bërë një analizë në këtë drejtim, tekstet mësimore të Kosovës dhe Shqipërisë kanë dallime të mëdha nga tekstet mësimore të historisë në Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni.
Gashit tha se tekstet mësimore të Kosovës dhe Shqipërisë i kushtojnë shumë rëndësi prejardhjes së shqiptarëve, për të cilët janë Ilirët pa asnjë dyshim, derisa tekstet mësimore të shteteve tjera përreth, këtë pjesë nuk e përmendin fare.
Sipas Gashit, prejardhja e shqiptarëve edhe pse shkruhet pa dyshime fare, nuk posedon shumë argumente.
Gashi ka thënë se në mesjetë nuk ka thuajse fare histori për shqiptarët që paraqitet nga historia jonë e as historitë e shteteve të rajonit. Kurse, ka shtuar se historia e re e shqiptarëve ka shumë dallime në mes të Kosovës, Shqipërisë dhe shteteve tjera të rajonit.
Ai ka thënë se karakteristikë është mosprezantimi ose prezantimi vetëm i krimeve nga pala tjetër dhe ekzagjerimi i tyre, mosprezantimi i krimeve të palës së vet të cilat prezantohen nga pala tjetër dhe ekzagjerohen.
Gashi këtë ligjëratë e ka mbajtur në kuadër të ligjëratave që lidhen me prejardhjen e shqiptarëve dhe historinë e tyre në përgjithësi që është duke i mbajtur tash e disa javë.
Rama me Netanyahun: Shqipëria dhe Izraeli të lidhur nga një ...
Zyrtare: Gentrit Salihu transferohet tek Lokomotiva e Zagreb...
Plagosi me thikë vajzën e tij dhe një kalimtar të rastit, ar...
Hamza takon ambasadoren e Izraelit, flasin për zhvillimet po...
Osmani takon shefin e OSBE-së, thekson rëndësinë e konstitu...
Gjykimi drejt fundit, Prokuroria e Hagës insiston që Thaçit ...