Subvencionimi i teksteve shkollore përmes platformës e-Kosova po vazhdon.
Deri sot kanë aplikuar gjithsej 151.080 prindër, përcjell Arbresh.info.
Kështu ka bërë të ditur MASHTI përmes një statusi në rrjetin social në Facebook.
Ministria bën të ditur se asnjë nxënës nuk do të mbetet pa tekste shkollore, ndërkaq deri më tani janë ekzekutuar 81.355 pagesat e para.
Njoftimi i plotë:
Të dashur prindër,
Po vazhdon aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore në Platformën e-Kosova. Deri sot kanë aplikuar gjithsej 151.080 prindër.
Ndërkaq, lajm i mirë është se tashmë janë ekzekutuar 81.355 pagesat e para dhe po vazhdohet edhe me transfere tjera.
Asnjë nxënës nuk do të mbetet pa tekste shkollore ndërsa çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet dhe do të ofrohet ndihma e nevojshme përfitim të këtyre mjeteve./Arbresh.info/
Vdes një 12-vjeçar pas sulmit të peshkaqenit në Sidney
Reuters shkruan për arrestimet masive për falsifikimet me vo...
Ambasada e Zvicrës deklarohet për ligjëratat rreth Speciales...
Mot i vranët e me pak diell
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!