Sot, sektori publik do të nis grevën e përgjithshme.
Greva vjen si pasojë e mos arritjes së një marrëveshje në mes të sindikalistëve dhe institucioneve për ta parandaluar një gjë të tillë.
Marrëveshje me qeverinë ka kërkuar kreu i SBAShK-ut, Rrahman Jashari, i cili tha se pret nga qeveria të reflektojë ndaj kërkesave të tyre, e në rast se vazhdon me qasjen, sipas tij, barrikaduese, greva do të nis qysh sot e do të vazhdojë edhe pas 1 shtatorit.
“Nëse gjërat ndodhin kështu, dhe Qeveria vazhdon me barikadimin dhe qasjen e gabuar ndaj kërkesave tona, fatkeqësisht po them se greva do të fillojë më 25 gusht dhe do të vazhdojë gjeneralizimin e kërkesave nga çerdhet e deri në universitet. Pra grevë do të ketë edhe më 1 shtator e tutje, nëse qeveria ka këtë qasje”, ka thënë Jasharaj.
Kurse, ishte kryeministri i vendit, Albin Kurti, ai i cili në konferencë për media tha se nuk është koha për grevë por për punë.
“Kërcënimi me paralizim të institucioneve dhe shërbimeve publike tash kur Projektligji për pagat është proceduar dhe kushtëzimi me kërkesa shtesë është gabim. Nuk është koha për greva, është koha për punë. Ne duam sindikata jo spektatore, por pjesëmarrëse”, u shpreh Kurti, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa, sot kur pritet të nis greva, anëtarët e këshillit grevist të BSPK-së do të vizitojnë çerdhen “Yllkat” si dhe grevistët e administratës komunale në komunën e Prishtinës.
Se grevë nuk duhet të ketë është shprehur edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila tha se pret që kryesia e SBAShK-ut të reflektojë në mënyrë që mësimi të fillojë më 1 shtator.
E rëndë në Lezhë: 42-vjeçari gjendet i pajetë në dyqanin e t...
Ambasada e Kosovës në Uashington: SHBA-të riafirmuan mbështe...
Peci kap kacinë dhe u del në ndihmë punëtorëve në Selac, pas...
I dërguari rus niset drejt SHBA-së për bisedime për luftën n...
Rubio: Ne nuk detyrojmë as Rusinë dhe as Ukrainë të bëjnë ma...
KQZ: Sot mbyllet afati për aplikim për akreditim të vëzhgues...