Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbledhur sot drejtorët e shkollave të kësaj komune, ku është diskutuar për fillimin ne vitit të ri shkollor.
Në këtë mbledhje është thënë se procesi mësimor nuk do të fillojë pa u dezinfektuar objektet shkollore.
“Gjatë këtij takimi është biseduar fillimi i vitit të ri shkollor 2020/2021 dhe zbatimi i masave për mbrojtjen nga pandemia Covid-19. U tha se nuk do të fillojë procesi mësimor pa u bërë dezinfektimi i objekteve shkollore. Po ashtu për 5 shkollat që do të mbahet testi i maturës dezinfektimi do të bëhet gjatë ditës së premte”, thuhet në njoftimin e Komunës së Rahovecit.
“Përgatitjet për mbajtjen e testit të maturës janë bërë me kohë dhe se para mbajtjes së testit, objektet e 5 shkollave ku do të mbahet testi do të dezinfektohen. Kurse për fillimin e vitit të ri shkollor si DKA, në bashkëpunim me institucionet qendrore si dhe Kryetarin e Komunës dhe drejtorët e shkollave i kemi marrë të gjitha masat e nevojshme që të mos ketë pengesa në fillimin e mësimit”, ka thënë drejtori i Arsimit në Rahovec, Avni Morina.
Kryetari i komunës, Smajl Latifi u ka thënë drejtorëve të shkollave se në asnjë shkollë nuk do të fillojë mësimi pa u bërë dezinfektimi i objektit të shkollës. Si institucione komunale në koordinim me institucionet relevante të nivelit qendror, do të bëjmë me kohë dezinfektimin e secilit objekt të shkollës para fillimit të mësimit në mënyrë që të mos ketë pengesa në fillimin e procesit mësimor.
“Para fillimit të mësimit do të bëhet dezinfektimi i objekteve shkollore, ky është një argument i rëndësishëm për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Si institucione komunale, jemi të përgatitur që edhe në këto kushte pandemie mësimi të fillojë, jemi të vetëdijshëm se do të kemi vështirësi por duke i zbatuar edhe rekomandimet nga institucionet përgjegjëse besoj që do t’ia arrijmë t’ia dalim me sukses fillimit dhe vazhdimit të vitit shkollor 2020/2021”- ka thënë Latifi.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...